Çfarë mendojnë të moshuarit për vaksinën? Brenda shtëpisë së pleqve në Shkup

Po bënin muhabet se kush do të vaksinohet.
Temellko, vetëm ju dy?
Ju a do të vaksinoheni, qoje dorën.
Këta janë të moshuarit në njërën prej shtëpive të pleqve në Shkup.

Por jo të gjithë janë të mendimit se duhet të vaksinohen, disa prej të moshuarve janë kundër vaksinimit.
“Unë jo”.
Pse? – “Po ky është mendimi im”. “Jo nuk duhet”.

Por sa mendojnë të moshuarit se vaksina kundër virusit do ju ndihmojë.
“Po si të mendojë e gjithë bota ashtu do të mendoj edhe unë”.
Drejtoresha e shtëpisë së të moshuarve Shermine Mahmuti, thotë se gjatë kohës së pandemisë kjo shtëpi ka pasur një rregullore të veçantë.
Vizitat e familjarëve janë ndaluar për shkak të sigurisë së të moshuarve.

“Ne si institucion kuptohet që e përkrahim vaksinimin kuptohet që mendojmë se është e vetmja gjë mund të na shpëtojë nga kjo agoni dy vjeçare. Mirëpo me kontaktet e familjarëve të tyre ashtu siç ka mendime të ndryshme në popullatë ashtu ka mendime të ndryshme të cilat transmetohen nga jashtë edhe tek të moshuarit. Mirëpo këtu gjithmonë u japim hapësirë lirisë së vendimit”, deklaroi Shermine Mahmuti – drejtoreshë.

Ndërsa prej kohësh ka nisur vaksinimi nëpër shtëpitë e pleqve. Të parë`t në vendin tonë u vaksinuan personat mbi 77 vjeç me 24 mijë dozat e para të AstraZenecas.
Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 13.725 qytetarë. Deri më tani në vend janë vaksinuar 118.984 mijë Sipas shifrave të fundit, 32% për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeçare kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.