Çfarë më tej me skandalin e 8 vejçares që e përdhunun dy të mitur dhe ua shpërndanë videon shokëve!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkup, e cila ka tronditur opinionin publik.

Dy të mitur kanë përdhunuar një vajzë 8-vjeçare. Sipas mediave vendase mësohet se dy të miturit të moshës 10 dhe 13-vjeç kanë përdhunuar vajzën dhe e kanë filmuar me telefon.

Ka qenë nëna e të miturës ajo e cila i ka ndenoncuar. Menjëherë autoritetet u vunë në lëvizje ku morën në pyetje të miturit të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Më pas ata e kanë shpërndarë videon me shokët e tyre.

Për shkak se të dy të dyshuarit janë më të ri se 14 vjeç, kundër tyre nuk mund të ketë procedurë penale, por për rastin vepron Qendra për Punë Sociale.

Zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale kanë biseduar me dy të miturit dhe janë dakorduar që të punojnë me fëmijët dhe prindërit e tyre.