Si gjithmon kur arrestohen fëmijët e politikanëve shtrëmberohen provatë duke dëmtuar kredibilitetin e policisë.
Mbrëmë është arrestuar djali i Ethem Çekut nga Policia e Kosovës, pasi i është gjetur një sasi e kokainës në veturë, mirëpo “Policia së fundi ka sqaruar se droga nuk i takonte Çekut po një shkoku të tij”. Manipolim klasik.
Ai është liruar në procedurë të rregullt, pasi rezultoi s edroga nuk ishte e tij, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ard Çeku, djali i dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Ethem Çekut ishte arrestuarpasi që është kapur në veturën e tij me tri qese narkotik që dyshohet të jetë kokainë, në veturën e tij të tipit të ri A6 kishte me vete 3 qese kokainë, substancë narkotike kjo e ndaluar me ligjet e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në Rrugën “Hasan Lajqi” në Pejë, ku patrulla e Policisë së Kosovës rastësisht kishte ndalur veturën.