Aleanca për Shqiptarët duket se gjithnjë e më afër është që të bëhet pjesë e koalicionit qeveritarë. Ajo që mbetet dhe është duke u komentuar në opinion është fakti dhe pyetja, se cila realisht është arsyeja se përse ASH po bëhet pjesë e pushtetit, duke e ditur se edhe me deputetët e ASH-së, nuk arrihet deri tek numri i 80-të deputetët e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese.
Hyrja eventuale e ASH-së, sipas të gjitha parashikimeve do të prish harmoninë brenda qeverisë. Në njërën anë janë pjesëtarët e “Grupit të zjarrit” të cilët haptazi thonë se ASH-ja po hyn në Qeveri vetëm për të amortizuar pakënaqësinë e tyre, dhe nga ana tjetër, nga partia Alternativa, të cilët, thonë se mirëpresin hyrjen e ASH-së në Qeveri, por se ajo që duhet paguar çmimin është BDI-ja.
Sipas tyre është e drejtë opinionit t’i thuhet se nëse ASH-ja ka ndonjë borxh të pa larë me BDI-në dhe dëshiron ta shpëtojë është fer të thuhet para opinionit.