Çfarë i është i ofruar Alternativës për t’u bërë pjesë e Qeverisë!

Anëtari i kryesisë së Alternativës,Skender Rexhepi Zejd -theksoi sot se parimisht beson që organet e partisë do të vendosin që Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë.

Baby Boo
Në pritje të takimit të kreut të Alternativës Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev për hyrje të mundshme të Alternativës në Qeveri, Rexhepi tha se partia pret që prioritet t’i japin proceseve integruese evropiane të vendit dhe premtimeve programore për qytetarët.

”Në parim besoj se Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë.Dallimet në parti janë shkrirë dhe pres që organet partiake të marrin vendim për të hyrë në Qeveri, por do të presim deri në vendimin përfundimtar.Integrimi i vendim në BE është prioritet para rrëzimit të Qeverisë.Besoj se do t’i japim prioritet procevese integruese evropiane, si dhe realizimit të programit Alternativa që ua premtoj qytetarëve dhe votuesëve tanë.” – tha Rexhepi

Ai thotë se deri më tani nuk ka pasur ofertë për poste ministrore.Ai pret që tabloja të jetë më e qartë pas takimit Zaev-Gashit që duhet të ndodhë këto ditë.