Çfarë ha Kylie Jenner nga mëngjesi deri në darkë?


Kylie Jenner e nis ditën me një gotë lëng kockash me livando dhe limon. Mesa duket, të bën mirë për shëndetin. Kur s’i pihet lëng kockash, pi lëng selinoje. Kylie ka një sirtar në frigorifer të dedikuar selinosë, aq shumë e përdor.
Më pas, Kylie zbulon se lëngu i kockave nuk është thjesht mëngjesi, është çfarë konsumon gjatë gjithë ditës. Në 24 orë, pi të paktën dy kavanoza.

Për drekë, ha çdo ditë diçka ndryshe. Zakonisht gatuan pulë me perime ose tacos ose sallatë gjigante.

Kylie ka një truk për darkat. E uritur dhe dembele, përton të ngrihet të gatuajë, prandaj mban mollë të prera pranë krevatit. S’ka zgjidhje tjetër. Darka është mollë. Thjesht duke folur për selino dhe mollë sikur u ngopëm.