Çfarë është mutacioni “Centaur” dhe sa të rrezikuar jemi


Ekspertët e sëmundjeve infektive në Europë kanë shprehur shqetësimin për përhapjen e një tjetër varianti, i cili po përhapet me të njejtën shpejtësi si Omicron.

Omicron ka fituar tashmë terren në Indi dhe në disa vende europiane. Paralajmërimi erdhi pasi deputetët kërkuan përpjekje të dyfishta për të bindur afro 3 milionë të rritur në Angli, të cilët nuk kanë marrë ende një dozë të vetme të vaksinës Covid, të vaksionohen.

Varianti BA.2.75 – iquajtur “Centaur” – u konfirmua për herë të parë në Indi në fillim të majit. Rastet në Britaninë e Madhe që atëherë kanë shënuar rritje dhe janë përhapur më shpejt se variantet e tjera të Omicron, si përshembull (ose BA.5), i cili është përhapur gjithashtu në Indi, dhe po zëvendëson me shpejtësi variantin Omicron 2 (BA.2), i cili ishte më parë dominues.

BA.2.75 që atëherë është zbuluar edhe në rreth 10 vende të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Australinë, Gjermaninë dhe Kanadanë, raporton abcnews.al.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e përcaktoi këtë lloj si një “variant në shqyrtim” më 7 korrik, që do të thotë se ka disa prova që tregojnë se mund të jetë më ngjitës ose mund të shkaktojë simptoma më të rënda, por provat janë të pamjaftueshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po monitoron gjithashtu nga afër variantin e ri, megjithëse shkencëtari kryesor i saj, Dr. Soumiya Swaminathan, tha se nuk ka ende prova të mjaftueshme për të vlerësuar se sa i rrezikshëm është.

Dhe në Greqi, profesori i sëmundjeve infektive Gikas Majorkinis tha për Sky se për momentin, nuk është raportuar asnjë shpërthim apo “valë” e këtij mutacioni të veçantë, edhe pse po përhapet. Në çdo rast, ekspertët po monitorojnë rrjedhën e “Centaurit”, tha ai.

“Nuk është hera e parë që dëgjojmë variante që përhapen dhe nuk janë shqetësues, ndaj tani për tani thjesht po monitorojmë përhapjen e saj”, theksoi ai.

Përveç përhapjes së gjerë gjeografike, epidemiologët janë alarmuar nga numri i madh i mutacioneve që përmban mutacioni BA.2.75, në krahasim me BA.2, nga i cili ka të ngjarë të ketë evoluar.

“Nuk janë aq shqetësues mutacionet sesa numri/kombinimi,” tha Dr. Tom Peacock, një specialist i sëmundjeve infektive në Imperial College London, i cili për herë të parë identifikoi Omicron si një variant shqetësues në nëntor 2021.

“Është sigurisht një kandidat i mundshëm për atë që do të pasojë BA.5. Edhe nëse nuk përhapet në vende të tjera, përhapja e tij në Indi sugjeron se ka të ngjarë të jetë shqetësues”, shtoi Dr Peacock.

“Në Indi, varianti po përhapet shumë shpejt por vendi nuk ka shumë të infektuar me BA.5 dhe është ende shumë e paqartë se si do të ndikojë.”

Dr. Griffin e përmendi këtë si një shembull tjetër të aftësisë mbresëlënëse të virusit për të toleruar ndryshimet në proteinën e tij spike – pjesa që ai përdor për të infektuar qelizat dhe në të cilën prodhohen shumica e vaksinave Covid.

“Në të njejtën periudhë vitin e kaluar, shumë ishin të bindur se Delta përfaqësonte kulmin e evolucionit për virusin, por shfaqja e Omicron, ndryshueshmëria dhe evazioni i antitrupave është një shenjë se ne si popullatë nuk mund të ndjekim një plan që mund t’i ngjasojë gripit, pasi ne duhet të monitorojmë në mënyrë efektive evolucionin e virusit”, tha Griffin.

Përveç vaksinave, planet afatgjata duhet të përfshijnë masa të ndryshme për të parandaluar infektimet dhe riinfektimet.

“Kjo përfshin krijimin e mjediseve rezistente ndaj infeksionit përmes ventilimit, filtrimit ose sterilizimit të ajrit të brendshëm, testeve dhe periudhave të izolimit që do të zvogëlojnë transmetimin e vazhdueshëm,” sipas ekspertëve.