Çfarë do të punojë nga nesër? Përgjigjet ministri Filipçe


Ministri Venko FIlipçe është përgjigjur në pyetjen se çfarë do të punojë nesër.

“Janë mbyllura tërësisht qendrat tregtare të mbyllura, përveç marketeve, barnatoret dhe shitoret për ushqim. Qendrat tregtare të hapura, të jap shembull, qendra tregtare e qytetit, më pas në Aerodrom dhe Karposh 3, ato janë të hapura tërësisht. Më tej restorantet dhe të gjitha shitoret tjera që prodhojnë ushqim, përfshirë edhe restorantet në hotele, që përgatisin ushqimin, punojnë normalisht, por nuk ka mbledhje të mysafirëve. Mund të bëjnë dërgesa të ushqimit në mënyrë kompetente, mund të marrin porosi nëpërmjet telefonatave ose online, ose dërgesë direkte nëpërmjet një forme të tendës ose sportel, ashtu siç ata do ta organizojnë”, ka thënë Filipçe.