Kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD-së, kanë hyrë në selinë e Partisë Demokratike, për të zhvilluar mbledhje. Berisha tha se Basha tashmë nuk është më kryetar i PD, pas vendimit të Kuvendit Kombëtar, por do të mbetet deputet i kësaj partie.
Berisha gjithashtu deklaroi se nuk do të hyjnë në zyrën e Lulzim Bashës. “Siç e shihni janë anëtarës e Komisionit të zgjedhur në Kuvend, kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e të ardhmes.
Kjo parti nuk e përjashton pakicën. I ka dhënë mundësinë të qëndrojë si fraksion. Deputeti Basha do të jetë anëtar i grupit parlamentar, por de facto është i shkarkur si kryetar.Komisioni ka aspektin e vet burokratik dhe politik. Do ti kombinojë të dy funksionet. Nuk futemi në zyrën e Bashës, nuk kemi punë aty. Ne vijmë për të bërë një mbledhje.
Deputeti Basha deri në datën 18, duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm të historinë e këtij kombi, ku vullneti i antarëve triumfoi. Shqiptarët panë spektaklin e lirisë”, tha ndër të tjera Berisha.