Çështja Ozil kthehet në problem diplomatik, mesazh i fortë nga qeveria Turke

This handout picture taken and released on May 13, 2018 and released on May 14, 2018 by the Turkish Presidential Press office shows Turkish President Recep Tayyip Erdogan(R) posing for a photo with German footballer of Turkish origin Mesut Ozil (L) in London. / AFP PHOTO / TURKISH PRESIDENTIAL PRESS SERVICE / KAYHAN OZER / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / TURKISH PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / KAYHAN OZER" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

Mesut Ozil ka bërë një largim të bujshëm nga Gjermania dhe duket se me këtë çështje kanë ardhur mjaft reagime.

Tani largimi i tij i ka kaluar kufijtë futbollistikë duke u kthyer në një çështje diplomatike. Reagim më i fundit vjen nga qeveria turke, e cili shprehet se vendimi i Ozil ka qenë i drejtë, transmeton Panorama.

“Në Europë ekziston një krizë, që ka arritur në një pikë në të cilën hyhet në konflikt me vlera universale. Kjo na bën të mos ndihemi rehat. Fatkeqësisht, shohim se liritë dhe të drejtat humane në Europë janë zbehur dhe se ka një theksim të racizmit dhe të diskriminimit. Vendimi i Ozil na duket i drejtë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë turke.