Zëdhënsi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski konfirmoi për Portalb.mk se është realizuar biseda mes kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Biseda ka zgjatur një orë dhe është realizuar mes orës 14 dhe 15.
Duke mos zbardhur aspak detaje, zëdhënësi i Qeverisë tha se kryeministrat kanë biseduar për çështjet e mbetura që janë të pazgjidhura si dhe janë shqyrtuar sipas tij, “disa ide për zgjidhje”.
Nesër sërish do të dëgjohen dy kryeministrat, konfirmoi Boshnjakovski.