Çertifikata e vaksinimi, kush do t’i legjitimojë qytetarët në kafene?

Ende nuk dihet se si dhe kush do t’i legjitimojë qytetarët në kafene për atë se a posedojnë ose jo çertifikatë për vaksinim të kryer kundër Covid-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kjo do të vendoset ditëve në vijim, ndërkaq paralajmërojnë ashpërsim të kontrolleve inspektuese.

“Objektet hotelierike mund të dënohen për shkak të mosrespektimit të masave në pjesën e numrit të mysafirëve dhe mbajtjes së tubimeve në të njëjtën mënyrë sikurse deri tani. Dënime për klientët të cilët nuk certifikatë, kurse janë gjetur në vendin si dhe nëse do të ketë për hotelierët, do të vendoset ditëve në vijim. Gjatë kësaj periudhe do të ashpërsohen kontrollet nga shërbimet inspektuese dhe apelojmë te qytetarët t’i ndjekin të gjitha këto rekomandime dhe masa. Gjatë ditëve në vijim do të sillet vendim se si do të realizohet dhe kush saktë do të legjitimojë”, thanë nga MSh-ja.