Disa prindër të revoltuar kanë shpërndarë video incizime ku shihet se si një edukatore nga një çerdhe e fëmijëve në Shkup u lëshon fëmijëve muzikë bullgare, të ashtuquajturën muzikë “turbofolk”. Në video incizime dëgjohet edukatorja e cila u thotë fëmijëve “Hajde këndoni, se përndryshe do ta ndal”. Më pas edukatorja i pyet nëse e njohin këngën dhe nëse lëshojnë muzikë të tillë në në shtëpi. Sloboden Pecat shkruan se bëhet fjalë për një çerdhe në lagjen Karposh të Shkupit.