Çeliku: Kush po shpif për mua?!

Gjyla Çeliku:
Ju që shpifni për mua kurrë nuk patët guxim të kundërshtoni shpifjet e Arbana Xharrës ndaj fesë dhe shamisë por fshiheshit si kukuvajka dhe prisnit debatet e mia që zhvilloja me te ia dola sepse isha jam dhe do jem krenare me fenë time dhe nënat tona! Ju që shpifni për mua asnjëherë nuk keni bërë qoftë edhe një vetëdijësim për gruan shqiptare me shami ose pa shami por mundoheni të përfitoni në çdo mënyrë dhe për parti!

Ju që shpifni nuk e di a e mbani mend që vitin e kaluar Gjyla Çeliku organizoi nje iftar madhēshtor me mbi 400 femra plaka dhe të reja me shami dhe pa shami bile me shumë me shami në Princ Restorantin në Shkup. Ju që shpifni nuk e di a i keni ndjekur aktivitetet e mia humanitare dhe qytetare që më shumë kanë qenë femra me shami dhe cdohere kanë pasur trajnimin e njejtë. Ju që shpifni nuk e di a keni organizuar ndonjëherë aktivitete për gratë me kancer me shami ose pa shami aktivitete të nënave me femije me nevoja të vecanta dhe nënave amvise.

Ju që shpifni a e dini që në murin tim të facebookut nje kohë të gjate ka qendruar dhe shpesh qendron nje fotografi me ish studente që kemi qene në protestë për të drejtat e grave dhe me qellim e kam venduar fotografinë sepse njera vajzë është me shami dhe ti them botës që vajzat janë të njejta dhe për mua të gjitha janë vajza me ose pa shami unë të gjitha i dua njejtë. Ju që shpifni keni probleme partiake dhe me veten tuaj sepse kur partia juaj ishte në pushtet dhe i zvarriste femrat me shami ju perseri heshtnit që mos u hidhërohet partia ndërsa unë ngreje zërin sepse torturohej femra shqiptare e mbuluar.

Ju që shpifni asnjëherë asnjë aktivitet nuk keni organizuar deri sot për nënën shqiptare vajzën shqiptare, por u intereson te perfitoni nga gabimet e tyre sepse jeni egoistë.Sot perseri ju dhemb partia as nëna dhe as shamia, pasi them nje realitet që u prish strategjinë e vjedhjes. Te dashura nena motra me shami pa shami në asnjë moment nuk kam ofenduar ndonjërën nga ju që me dinjitet e mbani shaminë por as të tjerat do ti vetedijesoj dhe kritikoj ato pa shami që perdorin shaminë dhe veshje tjera për tu maskuar dhe nga 10 herë në vendvotime me votuar do ti kritikoj

gratë me shami që keqpërdorin shaminë për të votuar disa herë, gratë që njëherë shkojnê tê lyera të votojnë dhe pastaj perseri të palyera sepse ju shrytêzoheni për vjedhje dhe me hajni i merret popullit vullneti.
Nëna ime mban shami dhe jam krenare sepse me shaminë e saj të bukur e kam marrë edhe në delegacione të larta amerikane dhe ndërkombëtare dhe do vazhdoj ndërsa juve që shfrytëzoni çdo mjet për të vjedhur vullnetin e popullit dhe votat cdohere do ju kritikoj!

Insektet cdohere kanë gerrmuar tokën për të shembur kështjellat ndaj unë me insektet nuk e kam në plan të merrem sepse kanë dëshirë të faktorizohen duke u marrë unë me ata/ato sepse i keqi/e keqja nuk gjen mënyrë me ardhë në shprehje. Jo te unë nuk keni vend. Vetëm e mira e popullit promovohet te unë dhe jo mbeturinat partiake të shoqërisë që shfrytëzojnë gruan shqiptare si vegël për të vjedhur vota dhe vetë të ruajnë pushtetin! Me shami pa shami dëmi i shkaktuar dëmton një shoqëri ndaj mos realizo vjedhje votash ti grua e dashur për hirë të fëmijëve! Vetëdijësohu grua me shami dhe pa shami mos u transfero në vjedhëse votash dhe vullneti sepse është gjynah me fe dhe me komb!