Dje (19-prill) në ora 10 e 50 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, në Çegran të Gostivarit, kanë arrestuar 30-vjeçarin Sh.F. nga ky fshat, i dënuar me burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”, e dënueshme nga neni 236 i Kodit Penal. Pas arrestimit, të realizuar me urdhër të gjykatës, Sh.F. është mbajtur në “Burgun e Tetovës” në Tetovë për vuajtje të dënimit.