Ceferin i kërc*ënoi me përjashtim, i përgjigjet Zidane: Absurde, ne jemi vetë Champions-i…

Trajneri francez, Zinedine Zidane, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së La Liga-s kundër Betis. Ai u pyet nga gazetarët edhe mbi kërc*ënimet e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, se mund të mos lejohet të luhet gjysmëfinalja e Championsit mes të bardhëve dhe Chelsea, si dë*nim për angazhimin e Perez në Superligën Europiane.

Planikimi i keq – “Jo. Ne nuk kemi një skuadër të reduktuar, është e bollshme dhe mbi të gjitha shumë e mirë. Ne kemi pasur shumë probleme, lë*ndime, mungesa nga Covid-19. Është një sezon i çuditshëm, ndryshe, por me atë që shumë njerëz po kalojnë, nuk mund të ankohemi. Ne duhet të përqendrohemi në atë që afron futbolli”.
Situata me Perez – “Si gjithmonë, ne flasim herë pas here dhe kaq. Ai vjen këtu për të parë ekipin. Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne e dimë se ku është presidenti. Ai dëshiron që të përqendrohemi te ndeshja e nesërme”.

Sfida ndaj Betis – “Kundërshtari është një ekip i mirë. Ne duhet të japim versionin më të mirë për të marrë tri pikët”.
Perez nuk e imagjinon Real Madridin pa Zidane – “Punoj nga dita në ditë. Nuk jam i shqetësuar për këtë. Unë nuk e di se çfarë mund të ndodhë pas një apo dy muajve. Dua ta përfundoj sezonin mirë dhe pastaj do të flasim për të ardhmen, se çfarë do të ndodhë. Për momentin jemi të përqendruar te sfida e nesërme”.

Lëndimi i Mendy – “Ai nuk do të jetë gati për nesër. Situatën e Ferland po e ndjekim dita-ditës. Shpresoj se do të jetë me ne të martën, por jo nesër. Besoj se është çështje ditësh rikuperimi i plotë i tij”.
Sergio Ramos – “Unë e shoh mirë. Emocionalisht duket mjaft mirë. Ka pasur probleme, por është më mirë. Nuk është akoma me ne, pasi i kanë mbetur edhe disa ditë karantinë. Jam i lumtur, sepse gjithmonë e duam me ne. E shoh mirë, pak nga pak. Disa stërvitje i mungojnë”.

Liga e Kampionëve, shqetësimet – “Asnjë problem. Ne kemi një ndeshje të kampionatit dhe pastaj do të mendojmë për gjysmënalen e Champions-it. Unë nuk jam i shqetësuar. Janë thënë shumë gjëra për këtë çështje, por ne do të luajmë gjysmënalen tonë, siç e kemi merituar. Do ta bëjmë këtë si gjithmonë, për të mirën e futbollit”.

Kurrë nuk fitoi dy La Liga radhazi – “Ka qenë gjithmonë e vështirë, ne kemi folur për këtë shumë herë. Liga Spanjolle është shumë konkurruese. Janë 38 ndeshje të një garë të komplikuar. Prej një kohe të gjatë, për mua është një nga ligat më të mira që ekziston. Ne do të provojmë”.

Kërc*ënimi i Ceferin për këtë Ligë të Kampionëve – “E palogjikshme, sapo jua thashë: Ne do të luajmë gjysmënalet, sepse kemi të drejtën dhe meritën sportive për këtë. Është një çështje absurde. Unë nuk do të futem në këtë, vetëm mund t’ju them se do të përgatitemi mirë për gjysmënalen e Champions-it”. Të dë*mtuar – “Kroos nuk do të jetë, kurse Modric po. Hazard? Do të jetë me skuadrën. Ky është një tjetër lajm i mirë për ne”.