Çdo veture nga Serbia, prej sot i jepet falas kartelë për pagesën e taksës rrugore

Turistët e parë serbë që udhëtojnë në autostradën ndërkombëtare (Beograd-Kumanovë-Athinë), prej sot në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, do të marrin kartelë gratis smart me anë të të cilave do ta paguajnë taksën rrugore në Maqedoninë e Veriut.

Policët kufitarë janë të obliguar t’i japin kartela, çdo veture me targa të Serbisë deri më datën 15 gusht të këtij viti, deri kur vlen aktiviteti të cili qeveri e ka paraparë në shenjë falenderimi, për atë se Serbia ishte ndër shtetet e para që Maqedonisë së Veriut i dhuroi vaksia kundër virusit.
Ministria e Punëve të Brnedshme (MPB) tanimë nga ana e Ndërmarrejes Publike “Drzhavni Patishta”, ka pranuar 65 mijë kartela të këtij lloji, në vlerë prej 760 denarësh, aq sa është vlera e taksës rrugore në Korridorin 8″ (Beograd-Kumanovë-Athinë).