Ç’do të thotë kur ai të sheh çdo story që poston, por ‘nuk të flet live’


Të gjithë shohim qindra story (në Instagram dhe jo vetëm) në ditë dhe qindra të tjerë shohin postimet tona. Shpesh, e gjejmë veten duke kërkuar për emrin e dikujt në listën e njerëzve që kanë parë Instastory-t tona.

Të shohësh ose jo story-t e dikujt nuk do të thotë shumë, por është sidoqoftë një urë komunikimi. Të paktën ai (ose ajo) nuk po ju injoron edhe pse, siç thamë, kjo mund të mos tregojë asgjë për marrëdhënien tuaj.
Por, ç’do të thotë kur “fiksimi” ju sheh çdo story, ndonjëherë mbase edhe ju shkruan, por në jetën e vërtetë nuk ju flet thuajse asnjëherë?!

Është e mundur që ta gjeni veten duke menduar: “Prit pak, ai po më injoron, por vazhdon të më shohë story-t?” Jess O’Reilly, seksologe, thotë se “disa njerëz i injorojnë njerëzit që pëlqejnë sepse po luajnë lojëra, ose thjesht nuk janë të sigurt se si ta bëjnë atë lëvizjen e parë”.

Është normale të doni të merrni vëmendjen e dikujt me postime në rrjete sociale. Edhe një veprim i pakuptimtë si të parit e disa postimeve, u ofron atyre një këndvështrim në jetën tuaj. Megjithatë, ekspertët sugjerojnë të mos e ktheni këtë në një “shpresë të madhe”, veçanërisht nëse nuk keni folur kurrë në jetën e vërtetë. Nuk ka asgjë të keqe nëse fakti që ai të sheh story-t të bën të lumtur, por mos harroni se lidhjet më të rëndësishme bëhen përmes një komunikimi direkt në jetën e vërtetë, inbox.