“Çdo njeri ka dy rrugë para vetes, atë të suksesit apo të dështimit”

NGA: KRESHNIK HOXHA

Rruga e Suksesit është rrugë e cila të gjithë ne e dëshirojmë, mirëpo rrugëtimi ka shumë pengesa, mundim, sakrificë, përkushtim, ndaj lodhja dhe lënia në gjysmë të shpien në dështim, e prandaj duhet të punojmë fort drejt qëllimeve që dëshirojmë t’i arrijmë.

Edhe pse mund të jetë e vështirë, në fund ia vlen sepse mund të themi se e përmbush qëllimin tënd, duke pasur motiv dhe arsye shtesë, jetike.
Rruga tjetër është e dështimit, ku dorëzimi është mënyra më e lehtë, mirëpo e dëmshme për ty e më pas për gjithë shoqërinë.

Në qoftë se nuk kemi një synim për të ardhmen, nuk konsiderohemi largpamës, mund të themi se jemi pranë dështimit.
“Kështu që më mirë të punojmë drejt rrugës së suksesit, të lodhemi sot, të jemi të zellshëm në rrugëtim, sepse fundi do jetë i lumtur, e drita në fund të tunelit nesër po na pret!”