“Çdo mëngjes si t’qohesh ki me u dh*unu prej ktij vendi”

Nga Fitim Majkovci
Çdo mëngjes si t’qohesh ki me u dhu.nu prej ktij vendi!!
Faturat që t’vijnë te dera si listë dëshirash për babadimrin t’duhet me i zgjedhë cilat me i pagu sot e cilat me i shty për mujin tjetër se rroga nuk të del me i përballu krejt shpenzimet, ti nënpaguhesh e të duhet me duru edhe të padinjitetshmen prej shefit, se s’ki zgjidhje tjetër mbijetese.

–Kur t’del prej dere takohesh me kojshinë që çdo natë i bërtet grusë t’vet pse s’ka gatu edhe ta përplas para kamve kesen e bërllogut tu e kru gjyksin me lesh e tu t’pa shtrembt pse po ja lshon sytë.
Rrugës i sheh dy polic tu ndalë çika për mos vendosje t’maskës ama kshtu’ ja’u lypin veç instagramin.
Pak ma tutje krejt çka ninë prej dy djemve t’ri 17-18 vjeç osht qysh e kishin “asish” njanën që asht kah gutet me nxanë 3-shin.

E pak pa mbrri n’punë nji nanë i bërtet çikës t’vet pse u rrxu se ajo ke shumë nxanë tu ba selfie n’shesh e krejt afër oborrit të shkollës i ninë nxansat’ tu u dertu para testit se mësusi ju ka thanë që ka me i ngelë se nuk ka vakt me i pytë ka 3 herë.
Këtu të dhunon prindi, të dhunon shefi, të dhunon kojshia, të dhunon nji i ri me lugë t’kafes n’gojë, t’dhunon mësusi e të dhunon krejt aparati i kalbun shtetnor që ndërrohet çdo dy vjet.

Ky vend, nuk t’jep kurrfarë ndjenje tjetër pos dëshirës me ikë prej ktuhi, me u zhdukë, se qëtu s’rritet as fmija, as shpresa, as vullneti, kurgja hiç.
I njëjti vend, ta vnon në dyshim secilën ndjenjë njerëzore që e ki përmrena teje se çka n’dreq mundesh me kriju këtu pos ndjenjës së neverisë n’secilin hap që e shkel se as jetesë të dinjitetshme s’të le me bo.
Ky vend, të përdhunon për ditë, pa pushim n’çdo lloj mënyre, ta fyen intelegjencën, të zh’burrënon e të bon me lujtë mendsh.