Çdo i dhjeti qytetar në Maqedoni mendon se virusi nuk ekziston

Megjithëse ka kaluar më shumë se një vit nga fillimi i epidemisë, disa qytetarë të Maqedonisë janë skeptikë se ekziston coronavirusi. Çdo i dhjeti qytetar mendon se coronavirusi nuk ekziston. Kjo tregohet nga rezultatet e sondazhit të opinionit publik të kryer nga Qeveria.
11% e qytetarëve mendojnë se coronavirusi nuk ekziston, ndërsa 3% nuk ​​kanë përgjigje për këtë pyetje. Virusi është një realitet për 86 përqind të të anketuarve.

Bazuar në sondazh, 73 përqind e qytetarëve thanë se nuk e kanë pasur Covid-19, 51 përqind thanë “po” për vaksinimin, 18 përqind nuk kishin vendosur ende dhe 28 përqind thanë se nuk po mendonin të vaksinoheshin. Gratë janë më të shqetësuara se burrat.
Përndryshe, në Maqedoni numri i të infektuarve po zvogëlohet. Demir Kapija dhe Dojran janë qytete pa raste aktive me coronavirus.