Çdo e treta amvisëri, nuk mund ta ngrohë shtëpinë në dimër


Maqedonia është në krye të listës në Evropë për numrin e qytetarëve që jetojnë në të ftohtë gjatë dimrit. Vetëm banorët e Shqipërisë janë në situatë më të keqe. Këto të dhëna u publikuan nga EUROSTAT e cila thotë se 33.1 për qind e amvisërive në vend nuk mund t’i ngrohin shtëpitë e tyre. Në Shqipërinë fqinje përqindja është 36.8, ndërsa në Bullgari 30.1 për qind e familjeve kanë problem me ngrohjen. Që të zvogëlohet përqindja e varfërisë energjetike, institucionet duhet t’i kategorizojnë përdoruesit dhe përveç kategorive të rrezikuara shoqërore, kategori të tjera të qytetarëve duhet të marrin ndihmë, thonë nga Platforma kundër Varfërisë.

Kur keni buxhet prej 30 mijë denarësh, nëse 10 mijë denarë ju shkojnë për ngrohje dhe energji elektrike, atëherë me 20 mijë të tjerat duhet të bëni kompromis për atë që do të shpenzoni për ushqim, arsim, veshje, etj. Të bëhet kategorizim i qytetarëve, dikush nuk mund ta përballojë atë kështu që ata kanë nevojë për subvencion financiar ose ka të bëjë me përdorimin e teknologjive dhe pajisjeve të vjetruara që duhet të ndërrohen, por i zoti i shtëpisë nuk mund ta përballojë atë dhe përsëri të ketë subvencione – tha Biljana Dukovska – “Platforma kundër varfërisë”.

Mbi 35 mijë amvisëri në vend marrin nga 1.000 denarë nga shteti për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të ngrohjes në dimër. Autoritetet vitin e kaluar premtuan se lista e përfituesve të kësaj ndihme do të zgjerohet, por institucionet tek tani i përcaktojnë kriteret dhe kategoritë se cilët qytetarë do të mund ta përdorin këtë ndihmë. Në nivel global, vlerësohet se nga 50 deri në 150 milion njerëz e kalojnë dimrin në shtëpi të pa ngrohura, dhe shkaqet më të mëdha janë papunësia dhe shtëpitë e shkatërruara. Ndryshe, nga ministritë e Ekonomisë dhe Punës dhe Politikës Sociale njoftuan se deri në fund të vitit do të miratohet lista e zgjeruar e përdoruesve të ndihmës për varfëri energjetike. Ky është premtim që tashmë një vit assesi të përmbushet.