Mikrobiologu në IKSHPK, Lul Raka, në emisionin Frontal të T7, ka dhënë një mesazh tash kur numri i rasteve pozitive në vend po shënon çdo ditë nga një rekord të ri.
Raka ka bërë thirrje të respektohen masat parandaluese dhe që çdokush të imunizohet duke marrë vaksinë.
“Mesazhi im është zbatoni masat parandaluese, sidomos në objekte të mbyllura. Shmanguni tubimeve, mbroni vetën dhe vaksinohuni e mos bëni hajgare me jetë”, është shprehur Raka në T7.
Tutje, ai tha se gati 50 për qind e rasteve të regjistruara në Kosovë janë nën moshën 30-vjecare.
‘Gati 50 për qind e rasteve që janë regjistruar tash në Kosovë janë nën 30 vjeç, domethënë janë moshë rinore. Grupmosha më e prekur është 20 deri në 30 vjet. Kjo grupmoshë edhe nëse preket, një pjesë shumë e vogël e tyre shkojnë në spital, e kalojnë shumë lehtë. Edhe nëse shkojnë në spital këta njerëz nuk qëndrojnë gjatë në spital, nuk kanë nevojë me shku në kujdesin intensiv edhe nuk përfundojnë me vdekje. Këtu është poenta e vaksinimit”, tha ai në emisionin “Frontal’ në T7