Ç’dallim ka LSDM nga VMRO?!


Urim SALIHU

Ne harrojmë!Këtu nuk ka pikë dyshimi.Xhelalët e së djeshmes i heqim nga kujtesa.S’ka rëndësi se edhe ata janë ai mllefi i grumbulluar yni.Ne mbajmë mend të fundit.Kur na lodhin sundimtarët e fundit ne me përkëdheli, të mashtruar në mënyrë kaq briliante fillojmë t’u besojmë atyre që i urrenim dikur.Meqë urrejmë të pushtetshmit e sotëm, harrojmë tmerret e shkaktuara nga ata të djeshmit.Nuk kemi mundur dot t’a tejkalojmë këtë.Kur një popull i ka të dobët mekanizmat e kujtesës ai është i destinuar të nënshtrohet, të ndjejë abuzimin, goditjet dhe në fund nënshtrimin.Aq mëkeq kur ka humbur memorien.Natyrisht se kjo e ndihmuar edhe nga politika shqiptare.

Ne harrojmë sepse strategjia e maqedonasve është thjeshtë e kuptueshme,por ne gjithmonë i kemi dy kuptimet për t’a.Gjithmonë kemi dy mendime për maqedonasit.Mendojmë se pjesa e parë të shtypin, të burgosin , të vrasin, t’i marrin të drejtat, të bëjnë të jetosh në geto, të bën mos kesh infrastrukturë në zonat shqiptare , mos kesh arsim kualitativ , kulturë, sport, shkencë.Dhe pjesa tjetër maqedonase është ajo që mund të n’a shpëtojë dhe që duhet të vijë që të shporrim një tjetër që e kishimdhe harruam se na bëri të na pijë e zeza.Si mund të ti jep gjërat dikush që ti morri në mënyrë ordinere.Ajo pjesa që mund të na shpëtojë dikur bënte si ata që në pushtetin e fundit na bënë të jetojmë vitet e ferrit.

Gjithmonë të bëhet se ngjan si një marrëveshje e pa shkruar midis maqedonasve kundrejt nesh.Sikur ja unë i shtypa deri këtu dhe dil në skenë ty tjetri për tu ndjerë si shpëtimtarë i tyre. Ata do harrojnë qeverisjen e parë dhe do mbajnë mend këtë tjetrën, më të sofistikuar kundrejt nesh, me të njëjtat instrumente abuzimi, por të një forme tjetër.

Midis njërës palë që ik dhe tjetrës që vjen, ne ndjejmë gjithmonë te njëra ferrin dhe tjetra shpëtimin dhe e kundërta.

Ata ka tre dekada që vijnë dhe shkojnë, tek ne nuk ndryshon asgjë.Aty ku mbaron e zeza e njërës fillon e tjetrës ndërsa ne njërën palë gjithmonë e mendojmë si xhelatët tanë dhe tjetrën shpëtimi ynë.Vetëm një gjë nuk e qartësuam dot.Faktin se të dyja janë të njëjta dhe i kanë gjetur secila palë disa shqiptarë të dëgjueshëm që vijnë e propagandojnë në terrenin shqiptarë dhe ne jemi të gatshëm ti bëjmë heronj shqiptarë nën ombrellën e partive maqedonase, ky është fundi ynë.