Turqia nuk do të tolerojë kërcënime nga askush, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu pas kërcënimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump me sanksione ndaj Turqisë nëse kjo e fundit nuk e lironte pastorin amerikan Andrew Brunson, i ndaluar me dyshimin për lidhje me organizatat terroriste.
“Askush nuk mund ta imponojë Turqinë. Nuk do të tolerojmë kërcënime nga askush”, tha Cavusoglu në rrjetin social Twitter.
“Sundimi i ligjit vlen për të gjithë, pa përjashtim”, tha shefi i diplomacisë turke.