Çavkovit i përkeqësohet gjendja! Edhe një nga sul*muesit e Selës pozitiv me virus në bu*rgun e Shtipit!

Ish Ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, pasi ka kaluar natën në spitalin modular të Shtipit, sot pasdite është transferuar në spital privat në Shkup. Drejtori i Bu*rgut në Shtip, Miki Todorov, ka konfirmuar se dje pasi i është përkqësuar gjendja Çavkovit, menjëherë është transferuar në spitalin modular në Shtip, ku është vendosur në përkrahje me oksigjen. Me kërkesë të familjes dhe me rekomandim të infektologëve në Shtip. Çavkov është sjellur në spital privat në Shkup.

Klasteri në bu*rgun e Shtipit këtyre ditëve është zgjeruar edhe me dy persona tjerë dhe numri i përgjithshëm ka shkuar në 7. Mes të infektuarëve gjendet edhe ish kryeshefi i forcave speciale policore, Mitko Peshov dhe Nikolla Mitrevski-Kolo, i cili ishte i dy*shuar si një nga organizatorët kryesorë të dhu*nës në Parlament më 27 prill.

Sipas mjekut të bu*rgut, gjendja shëndetësore e të dë*nuarve tjerë është e mirë dhe ata janë izoluar në tri hapësira të veçanta.
Ndryshe, 13 të dë*nuar për shkak të kontaktit me të infektuarit gjenden në izolim, por tani për tani nuk kanë treguar simptoma të koronavirusit.