Çavkov vazhdon të jetë ne burg edhe pas garancionit prej 600.000 euro, lënda shkon në Gjykatën e Apelit


Liria e ish ministrit Çavkov kushtoi hiq më pak se 600.000 euro. Kjo është vlera e pasurisë së paluajtshme që ka vendosur ai për të dalë i lirë nga paraburgimi në Shutkë.
Në garancion ka vendosur shtëpinë e tij dhe hapësirë të madhe të tokës qe posedon familja e tij. Para dy ditëve gjykatësit e Gjyqit Penal në Shkup vendosën që në vend të paraburgimit ai të lirohet dhe ti merret pasaporta.
Edhe pas vendimit të gjykatës që ta liroj ai ende gjendet në burg pasi prokuroria është ankuar. Prokuroria dëshiron me çdo kusht që ai të jetë prapa grilave dhe kjo do të vendoset në Gjykatën e Apelit.