Çavkov përfundoi në dhomën VIP në Shutkë, Mickoski ankohet

Mitko Çavkov është vendosur në dhomë të Hagës në burgun hetimor në Shutkë. Që nga dje, ish drejtori i Byrosë për Sigurinë Publike është në paraburgim për shkak të dyshimeve se po përgatitej të arratisej në Greqi. Prokuroria ka kërkuar izolimin e Çavkovit, pasi kanë marrë informacione operative se ai ka në plan të ikë dhe të fshihet në një shtëpi në pronësi të tij në Hallkidiki. Prokuroria vuri në dukje se nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar në shënimin zyrtar të MPB-së.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një prononcim për mediat, paraburgimin e ish shefit të Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov e konsideroi si përndjekje politike të atyre që nuk mendojnë njësoj me pushtetin dhe një aspekt tjetër të zaevizmit të cilin, siç tha, duhet ta mposhtin në zgjedhjet presidenciale. Mickoski këto komente i bëri pas takimit me partnerët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” ku u konfirmua mbështetja e përbashkët për kandidaten për presidente Siljana Gordanovska.