Çavkov lirohet nga paraburgimi


Këshilli penal pran Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot mori vendimin për t’i tërhequr masën e paraburgimit Mitko Çavkovit dhe pranoi garancinë e dhënë, në pasuri të paluajtshme, si masë për praninë e tij në procedurën gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Çavkov i është marr dokumenti i udhëtimit dhe është i detyruar të paraqitet një herë në javë në Gjykatë./Alsat/