“Çartet” Danella Arsovska, sulmon ashpër Mickoskin (VIDEO)

Vazhdojnë përplasjet mes kreut të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së. Arsovska në mbledhjen e sotme të Këshillit të Qytetit pyeti se ku është fshehur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ndërkohë që tha se në VMRO-DPMNE ka njerëz të aftë, të guximshëm, por se Mickoski nuk është mnes tyre.

“Këshilltar, kur gënjeni dhe kur luani me letra ju dridhen duart dhe zëri…Ku po fshihet Mickoski, kemi përgjigje në këtë pyetje, nuk është askund, po fshihet. Në VMRO-DPMNE ka shumë njerëz të ndershëm, të aftë, të guximshëm. Mickoski për fat të keq nuk është njëri nga këto”, tha Arsovska. Ndërkohë reagoi kryesuesi i Këshillit duke i tërhequr vërejtjen Arsovskës se nuk lejohet të përmenden emra të personave që nuk janë prezent sot.

“Ju lutem këtu nuk mund të përmenden persona që nuk janë prezent këtu”, tha Trajko Sllavevski, kryesues i Këshillit.
“Është e drejta ime, u përmendën edhe më parë persona që nuk janë prezent këtu, kur i dridheshin duart këshilltarit. Si është e mundur që deri dje isha kryetari më i mirë i Shkupit, e tani që ua zura drejtorin me gishtat në mjaltë, tani përnjëherë nuk qenkam e mirë. Për gjithë këto pyetje do të vijnë përgjigjet, por siç e shihni mua nuk më dridhen duart dhe zëri kur po të drejtohem”, u shpreh Arsovska./Alsat.mk
https://alsat.mk/wp-content/uploads/2022/09/Cartet-Danella-Arsovska.mp4?_=1