“Çarshija e epër si në Bangladesh”


Deri në Pa Censurë:

Në rastë se nuk e njef ndokush lagjen e Çarahisë së epeeme dhe uren mbi lumin shkumbin,do te mendon se gjindet ne Bangladesh.

Pikërisht kta imaxhe per fat te keq jane bërë ne qender te lokalitetit te lart permendur. Kete fenomen e verejne gjithe qytetaret që kalojnë si kembesor ose me vetura por gjithë kjo kënaqesi nuk mund te plotesohet per shkak se tretuaret e rrugës dhe mbi urë përdoren si treg i shitjes se pemeve dhe perimeve ne kushte katastrofale higjieno sanitare.

U bëjme pyetje te zgjedhurve te popullit delegateve komunal dhe kryetares se komunes pse e lejojnë kete dukuri te pahijshme ne qytetin tone të bukur te Tetoves dhe ne shtetin kandidat per EU keta imaxhe tregojne dicka tjeter të cilët na e rikujtojne jetën e mesjetes per fat te keq. Neve si banore te kesaj lagje kemi reagu disa here në inspektoratin komunal dhe policinë komunale por kjo ka shkuar ne vesh te shurshër . Prandaj i lushim keshilltaret komunal dhe kryetaren e komunes ti venë ne funksion inspektoret komunal te cilet paguhet nga buxheti komunal. Ne rast se nuk veprohet menjeherë sidomos në kohen e pandemisë nga Kovid-19 do te jemi te detyruar qe me materjalet qe i posedojme te pejme padi penale ne prokurorine e gjykates komunale.

Mendojme se deri te kjo nuk do te vije dhe do te merren masat perkatese per parandalimin e ketij fenomeni per ta ruajtur shendetin e popullates dhe gjithsesi per ruajtjen e imazhit te qytetit tone.