Carovska tregon se di do ta ndjekin mësimin në distancë familjet me më shumë fëmijë

Për ato familje të cilat kanë më shumë fëmijë dhe ju duhen shumë kompjuterë për mësimin onlajn, Carovska e potencoi mundësinë për ndjekjen e mësimit në distancë edhe në servisin televiziv kombëtar. Edhe aty do të ketë orë prej nesër në pajtim me oraret e shkollave dhe klasave.

“Atë që e kemi përcaktuar në fillim dhe në plan, fëmijët do të kenë mundësi në një orar të caktuar në tre kanale të RTVM-së të ndjekin në gjuhën e tyre orë prej 15 minutave nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe ky është instrument i rëndësishëm i cili përdoret edhe në shtetet e tjera për fëmijët të cilët nuk kanë qasje. Gjithsesi edhe shkollat do të duhet të printojnë edhe materiale të cilat do t’u dorëzohen prindërve që të munden fëmijët t’i bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të marrin instruksione për punën në kushte shtëpiake. Kjo është për ata të cilët nuk mund të kyçen onlajn.

Gjithsesi do të ishte mirë si shtet edhe më përpara për 15 vite të kishim investuar në digjitalizimin edhe në arsim dhe të gjithë fëmijët të kenë qasje në internet dhe në pajisjet TI por kjo duhet të jetë detyrë dhe leksion për në periudhën e ardhshme. Në këtë periudhë gjejmë mënyrë fleksibile në të cilën secili do të ekspozohet në marrjen e informacioneve dhe diturive dhe stimulimin e zhvillimit të tyre”, theksoi Carovska nga Tetova ku për vizitë ishte në shkollën fillore “Cirili dhe Metodi”.

Në Komunën e Tetovës asnjë prej shkollave nuk mori leje për mësim nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë me prani fizike. Shembull është kjo shkollë e cila edhe pse ka kushte të shkëlqyera infrastrukturore, problem është numri shumë i madh i nxënësve.

“Nuk vendos as unë, as kryetarja e komunës. Ka komision ekspertësh me tre përfaqësues të cilët thonë se ka numër shumë të madh të nxënësve dhe nuk ka kushte. Nëse ata kanë thënë kësisoj le ta respektojmë këtë pasi ata e dinë më mirë se ne. Një janë dëshirat kësaj radhe, e tjetër mundësitë reale. Shëndeti publik i popullatës është para gjithçka. Në këtë shkollë janë përgatitur sipas të gjitha protokolleve, sipas të gjitha standardeve, kanë punuar edhe në trajnimin e kuadrit, janë kyçur në platformë dhe testime kanë pasur dhe shpresoj do t’ia dalim në praktikë përdorimin e veglave elektronike në të gjitha shkollat në shtet”, tha Carovska.

Ajo potencoi se po paraqiten, mirëpo edhe po tejkalohen të gjitha problemet me platformën kombëtare për mësim.
“Mësimdhënësit po i marrin instruksionet dhe është e rëndësishme t’i ndjekin edhe portalin edhe ueb faqen e ministrisë për të gjitha instruksionet e reja të cilat jepen aty dhe mund të kemi start të mirë që të lidhen me nxënësit dhe ta mabjnë orën e mësimit dhe më tej të punojmë së bashku. Jemi duke e bërë hapin e parë drejt digjitalizimit të arsimit”, tha Carovska.