Carovska: Të rinjtë interesohen për njohuri sipërmarrësie

“Të rinjtë dëshirojnë sfida dhe ka rritje të interesimit për njohuri sipërmarrësie dhe për zhvillim të inovacioneve dhe ideve të biznesit. Dëshirojnë të fitojnë njohuri, veçanërisht në fushën e sipërmarrësisë dhe pastaj t’i shfrytëzojnë me mençuri për krijimin e ideve kreative të biznesit dhe ideve për inovacione. Realizimi i atyre ideve, do të thotë përmbushjen e ëndrrave të mëdha të fëmijërisë dhe krijimin e krijuesve dhe shtytësve të ardhshëm të proceseve dhe ndryshimeve pozitive në shoqërinë”.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë ngjarjes së sotme përfundimtare në korniza të garës nacionale të kompanive të nxënësve që tashmë disa vite e organizon Junior Açivment, ku ishin të shpallur fituesit për vitin shkollor 2020/2021.
Carovska shprehu kënaqësi që për herë të dytë ka mundësi të marrë pjesë në shpalljen e fituesve të garës dhe shtoi se garat e tilla e zhvillojnë shpirtin individual dhe kolektiv të garës, këmbënguljen, vetëdijen personale dhe përgjegjësi, si dhe aftësinë për të punuar në ekip , siç theksoi, janë veçanërisht vlera të rëndësishme që duhet të bazohen në ndërtimin e secilit karakter, sepse janë baza për vendosjen dhe realizimin e qëllimeve dhe rezultateve të mira në nivel privat dhe profesional.

“Ky është një nga momentet përmes të cilës shihet se Maqedonia e Veriut ka potencial të madh kadrovik. Ka të rinj që janë garantues për të ardhmen e saj të mirë dhe ata duhet të mbështeten, puna dhe dëshira e tyre për zhvillim duhet të stimulohen. Ndërsa si institucione të sistemit në bashkëpunim me sektorin qytetar, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët punojnë në realizimin e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm, pikërisht atë po e bëjmë”, tha Carovska, duke shtuar se është e bindur që të rinjtë i njohin të gjithë mundësitë e reja që shteti i krijon për ato sidomos në 3-4 vitet e fundit.
Ministrja i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në garën, ndërsa i përgëzoi për suksesin e atyre që arritën deri në finale.