Tani për tani ka prej ku të furnizohen masa mbrojtëse, por nëse ka nevojë në bashkëpunim me sektorin e biznesit së bashku do të dalim me zgjidhje, deklaroi zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si Qeveri mund ta urdhërojmë ndonjë kompani të prodhojë maska.
“Tani për tani ka prej ku të furnizohen, por kuptohet nëse ndodh kjo, jo me urdhër, por me negociata së bashku do të dalim me ofertë. Konsideroj se sektori i biznesit vihet në dispozicion në këtë krizë dhe unë jam në të vërtetë shumë e lumtur sepse vetë qasen dhe i ofrojnë kapacitetet e tyre. Jam e sigurt se dikush nga ata të njëjtën do ta propozojë dhe së bashku do të dalim me ofertë nëse ka nevojë për një gjë të tillë”, tha Carovska.