Carovska: Pilot-programi për edukim seksual së pari do të zbatohet në Shkup dhe në një shkollë në Tetovë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha se do të zbatohet pilot-programi për edukim seksual në tre shkolla në Shkup dhe një në Tetovë.

“Bëhet fjalë për katër shkolla prej të cilave tre janë nga Shkupi dhe një nga Tetova. Trajnimi i profesorëve filloi dje nga Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe po zhvillohet me ndihmën e akademisë dhe organizatave qytetare”, tha Carovska.

Me trajnimin e mësimdhënësve dje filloi pilot-programi i edukimit seksual në Maqedoninë e Veriut e që e paralajmëroi edhe Ministria e Shkencës dhe Arsimit.

Sipas MSHIA-s. vendosja e edukimit seksual do të thotë avancim të barazisë gjinore por edhe parandalim nga shqetësimet seksuale dhe dhunës. Me këtë edukim do të mësohen mënyrat për mbrojtje dhe sfidat që i sjell puberteti.