Carovska: Përfaqësuesit e institucioneve arsimore finlandeze na ndihmojnë në zbatimin e konceptit tonë autentik për arsim bashkëkohorë

Jam e kënaqur që institucionet arsimore finlandeze na kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë në zbatimin e ndryshimeve në arsimin fillor që filluam me fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa sot përfaqësuesit e tyre po zhvillojnë trajnime për të ndërtuar në mënyrë efektive një klimë shkollore demokratike që do të ndihmojë në krijimin e brezave të nxënësve të cilët do të jenë të zëshëm në shoqëri dhe përmes të menduarit krijues dhe kritik do të kontribuojnë në zhvillimin e saj.

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska në hapjen e trajnimit për inkurajimin dhe vlerësimin e klimës pjesëmarrëse të shkollës i dedikuar për drejtorët, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionistë në shkolla, organizuar nga MCGO me mbështetjen e USAID. Ligjerues janë përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Arsimit të Finlandës.

“Ky trajnim organizohet në kohën e duhur. Pikërisht kur kemi filluar me zbatimin e ndryshimeve të parashikuara nga koncepti ynë autentik për përparimin e cilësisë së arsimit fillor, i cili duhet t’iu mundësojë të rinjve të fitojnë vlera reale që në fakt çdo qytetar evropian duhet t’i posedojë.