Carovska për bojkotimin e mësimit: Nuk sjellë të mira për gjeneratën e ardhshme

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska duke komentuar paralajmërimet për bojkot të mësimit online, ka vlerësuar se ai nuk sjell të mira për gjeneratat e ardhshme dhe se u bëri thirrje prindërve dhe komunave të ulen dhe të gjejnë zgjedhje.

“Unë ju bëj thirrje të gjithë prindërit dhe bashkërisht t’i tejkalojnë problemet. Ajo që do të bojkotohet mësimi, nuk sjellë të mira për atë gjeneratë. Fëmijët duan të jenë të stimuluar, qoftë me prani fizike qoftë pak nëse kyçen në mësimin online”, tha Carovska nga komuna e Gazi Babës.