Carovska nuk heq dorë nga digjitalizimi i teksteve shkollore

Edhe për kundër thirrjeve të shoqatave për referendum ndaj bllokimit të procesit për reforma në arsim, autoritetet shtetërore thonë se nga shtatori do funksionoj sistemi me digjitalizim të teksteve shkollore. Nga Ministria e Arsimit deklarojnë se koncepti i ri është sjell dhe programet mësimore për klasën e parë dhe të katërtën janë hartuar. Ministrja Milla Carovska as sot nga një shkollë në Manastiri nuk i komentoi thirrjet e palëve të treta që kërkojnë të bojkotohet mësimi në rast të aktivizimit të konceptit të ri.

“Tani më ecën i gjithë sistemi në fazën e autorëve dhe ilustratorve të materialeve që të mund të shtypen. Edhe për klasën e katër u bënë përzgjedhjet e autorëve që vazhdojnë të shkruajnë. Gjithashtu u bënë thirrjet për kompanitë që duhet të digjitalizojnë një pjesë të përmbajtjeve dhe përzgjedhja e tyre shpejt do të bëhet. Për të mundur që ky proces gjatë verës të përgatitet dhe në shtator me përgjegjshmëri dhe përkushtim të fillojmë vitin e ri shkollor me konceptin e ri për klasën e parë dhe të katrën.”

Përderisa reformat në arsim fillor dhe të mesëm po përgatiten edhe për në arsimin e lartë një propozim ligj është procedurë parlamentare, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për arsim të lartë.

Njëra nga deputetet e pranishme në Komision për arsim shkencë dhe sport tha se ndryshimi do bëhen në Nenin 187 ku profesorëve do tu mundësohet vazhdimi i punës deri në moshën 67 vjeç për pension.
“Mësimdhënësit pas përfundimit të kontratës ata kanë të drejtë që me kërkesë tyre të thirrur në titujt mësimor dhe shkencor që tu vazhdohet marrëdhënia e punës që këtë leje ua jep punëdhënësi. Kjo bëhet vetëm me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë akoma që të kontribuojnë në institucionet e larta arsimore.”- tha Fisnike Bekteshi, Deputete.

Sot në Komisionin amë ky propozim ligj kaloi leximin e dytë dhe pason ne seancë plenare për votim eventual. Sa i përket vazhdimit të punës për këtë kategori profesorësh, ankesa kishte edhe nga unionet studentore me që nuk po u jepet hapësira të posa diplomuarave të fillojnë më punë më herët.