Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska prej sot është në vetizolim të detyrueshëm, sepse javën e kaluar ajo pati takim me nënkryetarin e LSDM-së, Muhamed Zeqiri.
Carovska ka shkruar në profilin e saj në Fejsbuk, se tashmë ka bërë test që është negativ dhe se deri më tani nuk ka simptoma, por që sipas anketës epidemiologjike, “ajo detyrimisht do të mbetet në vetizolim deri më 9 qershor”.
“E informoj publikun se nga sot jam në vetizolim të detyrueshëm, pasi dje kolegu im Muhamed Zeqiri ishte pozitiv me Kovid-19. Gjatë javës së kaluar kemi pasur takim të përbashkët ku ishim të gjithë me pajisje mbrojtëse dhe në distancën e rekomanduar. Sidoqoftë, sipas anketës epidemiologjike, detyrimisht do të jem në vetizolim deri më 9 qershor. Gjatë ditës së djeshme, bëra testin që është negativ. Deri më tani nuk kam simptoma dhe ndjehem mirë. Unë vazhdoj të kryejë të gjitha përgjegjësitë e (MEDIAL) të punës pa ndërprerje nga shtëpia. Familjes Zeqiri i dëshiroj rikuperim të shpejtë dhe të suksesshëm, si dhe të gjithë qytetarëve tjerë që janë duke luftuar me koronavirusin”, ka shkruar Carovska.