Carovska në debat me profesorë të artit: Nuk nxitojmë, por jemi vonë me reformat në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, përfaqësues nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe profesorë nga të gjitha nivelet e arsimit nga fusha e arteve: fillore, të mesme dhe të larta, sot morën pjesë në debatin online e cila është pjesë nga debati publik për draft- konceptin për arsimin fillor. Në takimin u thanë propozimet dhe komentet e profesorëve të artit në lidhje me reformat e propozuara por gjithashtu u konstatua se reformat janë të nevojshme.

Ministrja Carovska theksoi se reformat duhej të kishin ndodhur edhe para dhjetë viteve dhe se nuk nxitohet me konceptin e ri, por përkundrazi tashmë jemi vonë. “Për herë të parë në dekadën e fundit në vendin tonë në pjesën e arsimit bëhen reforma në mënyrë jashtëzakonisht transparente dhe me përfshirjen e të gjitha palëve dhe se do të gjendet balancim në propozimet me qëllim të bëhen reforma në interesin më të mirë të fëmijëve”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se me konceptin e propozuar u jepet liri mësimdhënësve të artit në mbajtjen e mësimit dhe futjen e këtyre lëndëve edhe në dy periudhat e para të zhvillimit që nuk është rasti tani. “Gjithashtu fillojmë me investimin dhe pajisjen e shkollave në kabinete dhe hapësira tjera ku nxënësit përmes mësimit praktik do të mund të njihen me lëndët dhe të fitojnë njohuri,” tha Carovska.

Ministrja theksoi se kudo në botë korniza për Draft-Konceptin e përpunojnë pedagogët dhe psikologët, që është faza e parë, ndërsa pastaj në shkrimin e programeve mësimore që janë faza e dytë, janë të përfshirë profesorë dhe mësimdhënës nga fusha të veçanta që janë të përfshirë në mësimin.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i vazhdon debatet dhe konsultimet për Draft-Konceptin. Nga mesi i muajit të kaluar deri më tani, për reformën e propozuar ishin të konsultuar të gjithë palët e interesuara, përfaqësues nga institucionet relevante, profesorë universitar, mbi 4000 mësimdhënës, por edhe prindër dhe nxënës. Në uebinarin për prezantimin e draft-konceptit e ndoqën të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe nga një lëndë përkatësisht mësimdhënës i grupit klasor, përkatësisht rreth 1000 persona.

Prezantimi i postuar në YouTube është parë nga mbi 16,000 njerëz. Dy prezantime të veçanta për prindër dhe nxënës nga shkollat në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Në debatin për konceptin nga vetë fillimi janë përfshirë udhëheqja e SASHK-ut dhe përfaqësuesit rajonal të SASHK-ut dhe organizata ndërkombëtare dhe institucione si UNICEF-i, Banka Botërore, USAID, delegacioni britanik, zviceran i BE-së. Të gjithë shprehën mbështetje sepse reformat duhet të japin rezultat cilësor për arsimin fillor.

U mbajt edhe konferencë online me profesorë, mësimdhënës, përfaqësues të veprimtarisë së arteve, muzikës dhe dramës. U realizuan takime dhe debate me asamblenë studentore dhe profesorët të FMNSH. Koncepti u publikua në ueb faqen e internetit të MASH-it me qëllim që publiku më i gjerë të përfshihet në krijimin e koncepti të ri për arsimin fillor, në bazë të parimit demokratik. Çdokush mund të dorëzojë vërejtje, komente dhe sugjerimet e tij deri më 20 të këtij muaji. I gjithë ky proces bëhet në interesin më të mirë të nxënësve, prandaj e zbatojmë atë në mënyrë sa më transparente të jetë e mundur, duke përfshirë institucionet kombëtare, organizatat qytetare, partnerët socialë si dhe ekspertët e arsimit dhe praktikuesit profesional.

Askush nuk është braktisur nga ky proces i gjerë konsultativ, pasi qëllimi ynë është të sigurojmë transparencë të plotë të mbajtjes së konceptit dhe përfshirjen e të gjitha palëve. Vetë draft-koncepti është bërë në bazë të analizave, hulumtimeve ndërkombëtare dhe vendase dhe mendime dhe pikëpamje të ekspertëve të mësimdhënësve të cilët theksojnë se duhen reforma në arsimin fillor, që do të thotë se nga fillimi i vetëm të përgatitjes së konceptit bëhet në proces të gjerë dhe konsultativ.

Koncepti është pjesë e Strategjisë së MASH-it për periudhën 2018-2025, është parashikuar me Ligjin për Arsimin Fillor i miratuar rreth një viti më parë dhe është pjesë e programit qeveritar.
Minsitria e Arsimit dhe Shkencës