Carovska: Me rëndësi mësimi të fillojë me prezencë fizike, 62% e mësimdhënësve janë vaksinuar

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska tha se është me rëndësi që të respektohet protokollet në këtë periudhë dhe masat kundër KOVID-19, me qëllim që procesi arsimor të filloj me prezencë fizike.
Ajo tha se është patjetër që të rritet mesatarja e vaksinimit, e cila është deri në 62%.

Ajo tha se deri në 1 shtator pritet që të rritet numri i personave të vaksinuar me qëllim që nxënësit të ndjehen më të sigurt në shkollat.
“Ministria e Arsimit që nga qershori është e përgatitur për tri skenarë e dimë se prezenca fizike deri në momentin që na lejon Komisioni do të ndiqet. Nëse përkeqësohet situata ose hyjmë në rre*zik më të madh seç jemi sot atëherë do të ishim të gatshëm për ta ndryshuar skenarin i cili do të na ishte sugjeruar si më adekuat.

Mendoj se është me rëndësi që t’i respektojmë protokollet, të kemi vaksinim sa më shumë ngase nuk ka arsimim më të mirë se me prezencë fizike. Vitin e kaluar treguam se mund të kemi shkollim të suksesshëm online, por megjithatë të gjitha përvojat në botë edhe në shtetin tonë tregojnë se edhe shëndeti mental dhe socializimi se janë pjesë e arsimit dhe pikërisht për këtë shkollat në bazë të protokolleve duhet të zbatojnë procesin arsimor”, ka thënë Carovska.