Carovska: “Me përmirësimin e sistemit të vlerësimit drejt arsimit të lartë cilësor”

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot u ka uruar punë të suksesshme anëtarëve të Bordit për vlerësimin e arsimit të lartë, të cilët ndjekin trajnimin e organizuar dhe mbështetur nga Fondacioni “Friedrich Ebert” – Shkup.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ky bord, i cili funksionon që nga fillimi i vitit dhe është themeluar për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bazë të Ligjit për arsim të lartë dhe standardeve dhe udhëzimeve për sigurimin e cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë, për të përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë në vendin tonë.

“Besoj se përmes këtij trajnimi të duhur do të fitoni njohuritë dhe kompetencat e nevojshme që do të ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve për vlerësim dhe vetëvlerësim, komponentë kyç të procesit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Gjithashtu, jam i bindur se njohuritë dhe përvoja e fituar do të zbatohen në mënyrën më të mirë për monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së veprimtarisë së arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe punës profesionale të personelit akademik të institucioneve të arsimit të lartë dhe veçanërisht programeve të tyre të studimit.

Të gjitha këto po e bëjmë për të ofruar institucione cilësore të arsimit të lartë, të cilat do të kenë një ofertë atraktive të programeve të studimit jo vetëm për studentët vendas por edhe për studentët e huaj dhe besoj se me punë dhe përkushtim të përbashkët do t’i arrijmë këto synime”, tha Carovska.