Carovska: Me pensionin e janarit të gjithë pensionistët do kenë rritje prej …

Me pagesën e pensionit të janarit, në muajin shkurt, do të kemi një rritje prej 722 denarë për të gjitha pensionet në vendin tonë. Siç rritet ekonoMEDIAL dhe paga minimale, ashtu i rrisim dhe pensionet, dhe tani kemi rritje të qëndrueshme të pensioneve. Në këtë mënyrë i plotësuam kërkesat e pensionistëve, theksoi zëvendëskryeministrja për Çështje ekonomike dhe koordinim me resurset ekonomike, Mila Carovska në takimin e sotëm me përfaqësues të Lidhjes së pensionistëve.

Carovska shtoi se me reformën që e ka vendosur qeveria, janë kursyer dyfish mjetet financiare, në fakt pritej të kurseheshin dy miliardë denarë, ndërsa u kursyen 3,7 miliardë. Me këtë, siç shpjegoi Carovska, është vërtetuar se ka vërtet qëndrueshmëri në rritjen e pensioneve.

“Ne kemi treguar se si rritet ekonoMEDIAL, si kemi një rritje të të ardhurave të popullatës të aftë për punë ose rritje të pagës minimale vetëm vitin e kaluar prej 15 për qind dhe pesë për qind të pagës mesatare, në këtë mënyrë ne i rrisim pensionet në shtetin tonë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të kemi rritje të qëndrueshme të pensioneve”, tha zëvendëskryeministrja Carovska.

Sipas kryetares së Lidhjes së pensionistëve, Stanka Trajkova e cila ishte pjesëmarrëse në takimin e sotëm, pensioni është një e drejtë personale dhe e patjetërsueshme dhe e përcaktuar me ligj.

“Nga 1 janari i vitit 2020 u konfirmua se të gjitha pensionet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, pensioni i tyre do të rritet për 722 denarë. Kjo do të thotë se kjo shumë prej 722 denarëve do të llogaritet në bazë të shumës së pensionit dhe do të përdoret çdoherë dhe pakufi. Kjo shumë do ta paraqet bazën për harmonizimin e rritjeve të tjera që do të pasojnë në të ardhmen”, shtoi Trajkova.

Kur bëhet fjalë për harmonizimin e pensioneve, Trajkova potencon se Lidhjen e shoqatave të pensionistëve e ndjek Instituti për harmonizim të pensioneve dhe parametrave, gjegjësisht indikatorët nga të cilët varet harmonizimi i pensioneve dhe kur plotësohen kushtet, Lidhja do të kërkojë të realizohet e drejta e tyre ligjore.

Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor (FSPI), Shaip Zeneli, në takimin theksoi se pas një kohe të gjatë, për herë të parë në vend, qeveria i dëgjoi edhe ekspertët e FSPI-së në pjesën e reformave që janë zhvilluar gjatë tre viteve të fundit, ndërsa tash po japin rezultate.

“Duhet të theksohet se rritja e pensioneve nuk ishte lineare, por një rritje e bazës së pensioneve. Kjo do të thotë që kjo do të zgjasë, ndërsa shpresojmë që në vitet e ardhshme si shkojnë reformat, siç rriten të ardhurat e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor, do të kemi edhe rritje shtesë të pensioneve”, theksoi Zeneli.

Ai theksoi se vitin e fundit ka pasur rritje të të ardhurave në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor për 10 për qind, që sipas tij, është fryt i të gjitha reformave. Zeneli shtoi gjithashtu se rritja e nivelit të kontributit për 0.4 për qind, e cila këtë vit do të rritet me një shtesë prej 0.4 për qind, gjithashtu ka një rol të madh në rritjen e numri të të punësuarve në vend.