Carovska: Me investime të vazhdueshme ndërtohet cilësia e arsimit të lartë

Vetëm me vazhdimin e investimeve në arsim mund të sjellim arsim cilësor. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në arsimin e lartë, ku nga njëra anë studentët kanë mundësi praktikën e tyre ta kryejnë në kushte të përshtatshme dhe moderne, ndërsa nga ana tjetër, kushtet për punë të profesorëve janë me të vërtet të përshtatshme me nevojat e tyre, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup, ku u realizua investim i konsiderueshëm në pajisje me mjete nga buxheti i MASH-it.

“Për herë të parë, pas shumë vitesh, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan mjete, vendosëm ta bëjmë atë dhe të ndihmojmë drejtpërdrejt këtë fakultet të modernizohet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me Qeverinë e RMV-së, edhe në të ardhmen në vazhdimësi por sigurisht edhe pas planit do të investojë në arsimin e lartë,” deklaroi Carovska.
Me investimin prej 5 milion denarë të pajisura me sallat e reja klinike të vendosura në tre katedra, me çka studentët marrin kushte të përshtatshme për zbatimin e suksesshëm të ushtrimeve klinike.

Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Kiro Ivanovski, tha se Administrata e Universitetit, Rektori si dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kanë njohur nevojat e Fakultetin për prokurime të pajisjeve moderne.
“Në Fakultetin e Stomatologjisë më shumë se 20 vjet nuk është investuar në pajisjen për kryerjen e mësimit praktik për studentët e stomatologjisë. Që një stomatolog të jetë me të vërtetë i arsimuar mirë për të zbatuar shërbim dentar, nevoja për pajisje që do të kënaq nevojat e edukimit. Me pajisjen e dy sallave, mjaftojnë nevojat për implementim real të mësimit, para së gjithash nga aspekti praktik, e cila është i domosdoshme për stomatologët e ardhshëm ”, deklaroi dekani Ivanovski.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kushton vëmendje të veçantë avancimit të shkencës nëpërmjet sigurimit të financimit të planifikuar, programeve dhe granteve. Së shpejti do të ketë Ligj plotësisht të ri për kërkimin e veprimtarisë shkencore që do të sigurojë më shumë benefite të reja për punëtorët kërkimor-shkencor, i cili është i rëndësishëm për Fakultetin e Stomatologjisë, i cili njëkohësisht kryen edhe veprimtari kërkimore-shkencore.