Carovska: Koncepti i ri për arsimin fillor është hyrje në epokë të re të zhvillimit, rritje dhe përparim i gjeneratave të ardhshme

Dita Ndërkombëtare e Arsimit – 24 Janarin e këtij viti e shënojmë në kohë të pandemisë e cila ka mbuluar krejtësisht kushte të reja për zhvillimin e procesit arsimor, por edhe sfida në gjetjen e zgjidhjeve për mësim të pandërprerë dhe arsim cilësor edhe në këto kushte jashtëzakonisht të përbëra. Edhe pranë pandemisë Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të investojë në arsimin dhe në përgatitjen e reformës së plotë të re që do të garantojë arsim më të mirë dhe me cilësi për fëmijët tanë. Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në video fjalimin me shkas Dita Ndërkombëtare e Arsimit të sotëm.

“Mbetemi të përkushtuar dhe investojmë në kushte më të mira dhe në programe të reja arsimore, me të cilat do t’i inkurajojmë më të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike dhe të arrijnë një hap me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet më të zhvilluara. Besoj fuqimisht se koncepti i ri i arsimit fillor është hyrje në një epokë të re të zhvillimit, rritjes dhe përparimit të gjeneratave të ardhshme dhe investim në të ardhmen e vendit E drejta e arsimit është e drejtë themelore e njeriut, ndërsa arsimi cilësor është baza për zhvillimin dhe prosperitetin e çdo fëmije dhe të shoqërisë në tërësi “, thotë Carovska.

Ministrja Carovska potencoi se edhe gjatë kohë së pandemisë, është e mundur procesi arsimor të rrjedhë mësimi pandërprerë me modelin e kombinuar: mësimi me prani fizike, online dhe me transmetimin e orëve të televizionit që nuk ishte aspak e lehtë. Për gjithë këtë të kanë kontribut më të madh nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

“Fëmijët, nxënësit tanë janë edhe heronjtë tanë në këtë kohë, heronj të cilët na treguan të gjithë neve se mund të arrihen rezultatet edhe gjatë mësimit në distancë, na mbajtën mësim për përshtatjen dhe pranimin e kushteve të ndryshuara, për të mësuar dhe prosperitet edhe në rrethana të jashtëzakonshme”, thotë Carovska .

Sipas të dhënave të UNESCO-s, nga kriza me Kovid-19 dhe mbyllja e shkollave, universiteteve dhe institucioneve të tjera arsimore, si dhe ndërprerja e shumë programeve për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe shkrim-leximi, ndikoi në jetën e mbi 1.6 miliard nxënësve në më shumë se 190 vende të botës. Në të gjitha këto vende, përfshirë edhe tonën, arsimi është fokusi i rindërtimit të krizës si faktor kyçës për transformimin kah më inkluzivja, më sigurt dhe shoqëri më të qëndrueshme.