Carovska: “Kemi në dispozicion 60 mijë tabletë”

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska i quan dezinformata publikimet se nxënës të caktuar janë lënë jashtë procesit të rregullt mësimor për shkak se nuk posedojnë mjete digjitale – tabletë për të ndjekur mësimin, pasi në vend filloi përdorimi i librave digjitalë.
Si siguri se Ministria ka siguruar mjetet që procesi të jetë gjithëpërfshirës, Carovska tha se në Ministri janë edhe 60 mijë tabletë.

“Ministria i ka në dispozicion edhe 60 mijë tabletë në Ministri që është tregues se çdo ministri që është drejtuar deri te Ministria që të kërkojë tabletë, të njëjtat i ka fituar dhe i ka lëshuar deri te nxënësit. Kjo bëhet fjalë për nxënësit e kategorisë sociale dhe që nuk kanë mundësi për t’i blerë të njëjtat”, tha Carovska në ngjarjen me ambasadorin austriak.