Carovska: Jemi të përkushtuar në forcimin e arsimit profesional

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe përfaqësuesit e Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoni sot vizituan shkollat e mesme profesionale në Veles dhe Kavadar ku realizohet arsim dual sipas modelit gjerman dhe realizuan takime pune me përfaqësues të kompanive partnere ku zhvillohet mësimi praktik. Carovska thotë se arsimi profesional vazhdon edhe në kushte pandemie si përgjigje e nevojave të ekonomisë për kuadër më cilësor dhe të trajnuar mirë. Këtë vit shkollor, arsim dual ndjekin gjithsej 220 nxënës. Prej tyre, këtë vit 85 nxënës janë regjistruar.

“Arsimi praktik (dual) është mënyrë e shkëlqyeshme që të rinjtë që nga arsimi i mesëm të përqendrohen në profesionet të cilat kërkohen nga kompanitë, por edhe të zbulojnë se çfarë do të thotë të punë në kushte reale. Në këtë mënyrë sigurojmë punësim më të madh të të rinjve që e kanë përfunduar arsimin profesional. Madje edhe në kushte të jashtëzakonshme në të cilat zhvillohet procesi arsimor këtë vit, mundësuam që nxënësit nga shkollat e mesme profesionale ta vazhdojnë mësimin praktik. Gjithashtu, mësimi realizohet sipas protokolleve të veçanta, me të cilat garantohet mbrojtja e tyre”, deklaroi Carovska.

Në Veles në SHMP “ Kole Nedellkovski” nxënësit trajnohen në profesionin teknik për makineri prodhuese, ndërsa trajnimin praktik e realizojnë në kompanitë “ Brako” dhe “Markart”. Në Kavadar në shkollën e mesme profesionale “Kiro Spanxhov-Brko”, nxënësit trajnohen në profesionin teknik për mekatronikë industriale, ndërsa trajnimin praktikë e realizojnë në kompaninë “Drekselmajer”.

“Arsimi dual është mënyrë e suksesshme në ndërtimin e shkathtësive të nevojshëm në tregun e punës. Pas përfundimit të pandemisë, tek kompanitë do të jetë edhe më e shprehur mungesa e kuadrit profesional, ndërsa të rinjtë që do të përfshirë në arsimin dual do të kenë rrugën më të shkurtër drejt punësimit.
“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë për të rinjtë është të ndërtojmë një sistem që do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike, ta kenë më të lehtë të punësohen dhe të realizojnë ambiciet e tyre,” tha Carovska. Në programin për arsim dual janë përfshirë 7 shkolla nga 7 komuna dhe 12 kompani. Arsimi dual realizohet në Veles, Kavadar, Ohër, Manastir, Prilep, ndërsa nga ky vit në Shkup dhe Tetovë.