Carovska: I kuptoj prindërit, por digjitalizimi është në të mirën e nxënësve

Edhe vendi ynë nuk është larg digjitalizimit nëpër librat shkollor. Këtë e ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. Ajo në pronocimin e saj për media, tha se nxënësit kanë nevojë për mjete moderne, dhe sipas saj nuk duhet të flasim për digjitalizim kur tashmë e gjithë bota po e përdorë atë. Carovska shtoi se i kupton paqartësitë e prindërve dhe nxënësve, por e gjithë reforma që duhet të zbatohet është për të mirën e nxënësve.

Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës
“A kemi dëshmuar ne si shtet që vetëm në një muaj arritëm të transformonim mësimin që të zhvillohej digjitalisht. Nuk dihet se me çfarë sfida do të përballemi për tre apo pesë vјеt. Për nxënësit tonë nuk është më intersant. Aktivitetet e mpërshme nuk e tërheqin vëmendjen e tyre. Ata vazhdimisht janë të ekspozuar ndaj animacioneve, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi libra”.
Sipas ministres, digjitalizimi i librave nuk është trend, por ajo është nevojë dhe ndodhë në të gjithë rajonin.

Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Nuk janë të tërhequr të gjitha librat. Shpresoj që forma digjitale do të japë rezultate, nëse askush nuk është i kënaqur pas klasës së katërt, mund të mendojmë që të kthehemi në formën e letrës. Koncepti i ri parasheh mësim në shkollë, ndërsa dëtyrat e shtëpisë të jenë vetëm 20 miuta me shkrim. Libri digjital është stimulim, nuk është vetëm mësim direkt”.

Ajo i bëri thirrje prindërve që të informohen, të mos bien në ndikimin e botëve partiak dhe t’i ndjekin njoftimet e Ministrisë së Arsimit, duke shtuar se secili nxënës do të marrë një formë letre, digjitale dhe kodin Brajan, që do të jetë një risi.