Carovska: ”Gjendja në shkolla është stabile, vazhdojmë mësimin me prezencë fizike”


Situata e koronavirusit në shkolla është stabile dhe për sa kohë është kështu ne mbetemi në skenarin e parë – mësimdhënie me prezencë fizike. Nëse ka ndonjë ndryshim, atëherë në koordinim me Komisionin për Sëmundjet Infektive (KSI) dhe Ministrinë e Shëndetësisë do të zbatojmë skenarë të tjerë.

Por tani për tani gjithçka tregon se gjendja është stabile dhe se nxënësit janë të sigurt në shkolla, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska..Carovska tha se mbi 75 për qind e mësimdhënësve janë të vaksinuar, që është dyfishi i mesatares kombëtare, nën 1 për qind është numri i rasteve pozitive dhe aktive në shkolla.Nga fillimi i vitit shkollor e deri më sot, sipas ministres nuk ka më shumë se 0.3 për qind të nxënësve pozitivë dhe aktivë në arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa në baza ditore nuk i kalon 0.03, gjegjësisht përqindja sillet nga 0.01 deri në 0.03.

“Gjithashtu, vlerësimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë tregoi kontroll të epidemisë në shkolla, gjë që tregon se masat janë respektuar dhe protokollet janë zbatuar mirë.

Natyrisht, si vitin e kaluar, edhe këtë vit po e monitorojmë situatën në baza ditore. Prandaj, për sa kohë që situata me KOVID-in të jetë stabile në shkolla, ne do të propozojmë modelin me prezencë fizike. Nëse Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë paralajmërojnë se ka kërcënime të tjera për shëndetin e nxënësve në lidhje me KOVID, atëherë, natyrisht, do të marrim masa të tjera dhe do të diskutojmë skenarë të tjerë”, tha Carovska.