Carovska e mori nga Ademi funksionin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës


Mila Carovska sot mori postin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës nga ministri aktual Arbër Ademi. Në pranim dorëzim, Carovska dhe Ademi diskutuan për proceset aktuale në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe planet dhe sfidat e ardhshme, bashkëpunimin në periudhën e fundit, veçanërisht në krijimin e arsimit gjithëpërfshirës, ​​përforcimin e shkollave të mesme profesionale dhe pilotimin e arsimit dual.

“Carovska theksoi në takim se përparësia e saj kryesore, dhe në të njëjtën kohë një përparësi e Qeverisë së re, është fillimi i vitit shkollor 2020/2021 në kushtet kur vendi po përballet me pandeminë e KOVID-19 në përmasa globale. Në takimin me Ademin, Carovska tha se qëndrimi i Qeverisë së re është që vitin shkollor ta fillojë më 1 tetor me një model të kombinuar mësimi. Për këtë qëllim, protokollet për të mësuar me prani fizike tashmë janë përgatitur dhe miratuar, kurse në përpilim është platforma e vetme kombëtare për mësimin në distancë”, kumtoi MASH.

Në kumtesë shtohet se ministrja e re e Arsimit dhe Shkencës theksoi se ajo është e vetëdijshme që çdo mësimdhënës, nxënës, prind ka dëshirat dhe mendimet e veta se si duhet të duket mësimi, por që duhet të bëhet një ekuilibër midis mbrojtjes së shëndetit publik dhe mësimit. Carovska tha se me përpjekje të përbashkëta ajo është e sigurt që do ta përfundojmë me sukses këtë vit shkollor.